
Histori suksesi dhe zhvillimi
MAHAGONI si ndërmarrje e trashëguar, fillet e saj i ka që nga vitet e 70-ta.
Pasioni dhe dashuria për zejen e zdrukthëtarisë, vazhdon gjithnjë e më shumë të kultivohet në ndërmarrje, dhe kjo falë bashkëpunimit dhe respektit tuaj për mobilet tona.
Me materiale kualitative dhe me staf profesional, MAHAGONI realizoj me sukses shumë mobile për objekte të banimit, hotele, kafiteri, restaurante, zyre, si dhe dyqane të ndryshme afariste.
Mobilet e MAHAGONI-t realizohen me porosi, sipas kërkesave tuaja.
Ato mund ti gjeni si në tregun kosovar, ashtu dhe atë zvicerian. Ndërsa sipas kërkesave, mobilet e MAHAGONI-t arrijnë edhe në shtetet e rajonit si dhe në shtetet tjera të Bashkimtit Europian si Gjermania, Austria etj.
Ndërmarrja është e profesionalizuar me theks të veçantë në kuzhina, dhoma të gjumit, dyer të brendshme, orendi dhe enterier.
Në MAHAGONI gjeni vetëm kualitetin më të mirë të produkteve, planifikuar dhe realizuar me përpikmëri nga stafi profesional, duke përmbushur kërkesat tuaja me saktësinë maksimale.
MAHAGONI kujdeset gjithnjë për ambientet tuaja, andaj bëhuni edhe ju pjesë e familjes me mobile cilësore…